Auto

Shitja e veturave të reja në BE në muajin prill ra me 76.3 %

Shitja e veturave të reja në BE në muajin prill ra me 76.3 %

Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian ranë 76.3 % në muajin prill, deklaroi grupi tregtar (ACEA), duke e lidhur rënien e paparë nga viti në vit me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

‘’Rreth 270,000 vetura të reja u regjistruan muajin e kaluar, nga 1.14 milion në prill të 2019’’, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin mujor.