Auto

Hummer zbulon super modelin elektrik pickup

Hummer EV elektrik pickup zyrtarisht do të debutojë gjatë këtij muaji, por tashmë disa detaje të tij kanë janë zbuluar.

Ky Hummer do të jetë SUV-i i parë elektrik nga General Motors.

GMC ka thënë se Hummer-i elektrik pickup do të debutoj më 20 maj 2020. Para debutimin, kjo kompani ka zbuluar disa fotografi të tij, transmeton KOHA.

{gallery}

Hummer pickup elektrik pritet të ketë 1 mijë kuajfuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100km/orë do ta arrij për vetëm 3 sekonda.

Më shumë detaje të tij ende nuk janë zbuluar ndërsa ka ngjallur interesim të madh nga entuziastët e veturave.