Auto

G-Power prezanton ‘Uraganin RS’, një BMW M5 me 829 kuajfuqi

I quajtur Uragani RS (Hurricane RS) nga kompania e cila është e njohur për modifikimin e veturave, G-Power, ky BMW M5 është kthyer në një “bishë” rrugore me 829 kuajfuqi.

‘Huricane RS’ vjen me një ngjyrë portokalli metalike dhe mbrojtës super sportiv nga të gjitha anët, transmeton KOHA.

Vetëm rrotat e tij 21-inçëshe me goma Michelin kushtojnë 9,545 euro ndërsa ka sistemi i shkarkimit të gazrave i bërë nga titaniumi kushton 8,449 euro.

Ndryshimi më i madh i super veturës sedan me katër dyer është nën ‘lëkurë’.

Uragani RS vjen e një motor 4.4 litërsh V8 të përditësuar, i cili prodhon 829 kuajfuqi.

Ky BMW M5 apo Uragani RS arrin shpejtësinë maksimale prej 350 kilometra në orë.

{gallery}