Auto

ABT prezanton paketën e kufizuar për modifikimin e Golf 8-shit

ABT prezanton paketën e kufizuar për modifikimin e Golf 8-shit

Kompani e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka përgatitur një paketë të kufizuar për Golfin e ri të Volkswagenit, por oferta e saj për këtë model do të zgjerohet së shpejti.

ABT për Volkswagen Golf 8 ka përgatitur amortizatorët e rinj, të cilët e bëjnë këtë model më të ulët për 25-30mm, set të ri të rrotave “ER-C” prej 18 ose 19-inçësh me goma 225/40 dhe 225/35, si dhe rrotat “FR-C” nga alumini prej 20-inç me goma 235/30, transmeton Koha.net. Po ashtu, në dispozicion ka edhe rrotat “Sport GR” prej 20-inç me ngjyrë të zezë mat.