Auto

Tregu i veturave në Kinë “shkatërrohet” për shkak të koronavirusit

Foto: Reuters
 

Shitja e veturave në Kinë, tregun më të madh në botë, ka pësuar rënie të madhe në shkurt, me klientët që kanë qëndruar në shtëpi e larg tregtarëve, pasi si pasojë e koronavirusit kanë vdekur më shumë se 3000 vetë në shtetin aziatik.

Tregu i automobilave në Kinë, në muajin shkurt, ka pësuar rënie për 80 për qind, sipas të dhënave nga Asociacioni i Kompanive të Veturave në Kinë.