Hyundai ka shpalosur një koncept të ri të quajtur “Prohpecy”, i cili funksionon pa timon, por kontrollohet nga dorezat si alternativë.
Prodhuesi korean i veturave e shpalosi konceptin luksoz pasi paraqitja në “Geneva Motor Show” dështoi sepse panairi s’u mbajt për shkak të koronavirusit.
Vetura vjen me eksterier të lakuar, ndërsa nga brenda kompania thotë se i ofrohet shoferit liri më e madhe.
Nuk është konfirmuar as çmimi, as koha e lansimit e as ku do të shitet. Megjithatë kompania ka thënë se kjo do të bëhet në pak vjet.
Pika kyçe e modelit elektrik dhe autonom është “të krijojë lidhje emocionale mes njerëzve dhe veturave”, ka thënë kompania.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Hyundai dhe Kia ndërrojnë mendje për veturat pa shofer, nuk bashkohen me Apple
-
Pa shofer dhe punon me hidrogjen, brenda kamionit futurist që ngjason si tren
-
Hyundai sjell “timonin digjital”
-
“Revolucion” nga Hyundai, goma dimërore me zinxhirë të integruar
-
“Afeela” do të quhet vetura elektrike e krijuar nga Sony dhe Honda