Auto

Spiunohet gjatë testimit Range Rover Sport 2022

Range Rover Sport i ri është spiunuar gjatë testimit në programin dimëror, para debutimit zyrtar i cili do të bëhet në 2022-ën.

Gjenerata e tretë e këtij modeli do të jetë përgjigjja e Land Roverit kundrejt SUV-ve si Porsche Cayenne, transmeton Koha.net.

Range Rover Sport do të ketë shtatë ulëse, sistem të ri të instrumenteve si dhe një ekran 10-inch i cili do të përkrah disa sisteme operative të smartfonëve.

Range Rover Sport vjen në platformën MLA, e cila i lejon veturat të jenë krejtësisht elektrike me 2 motor, por kjo gjeneratë ende nuk dihet nëse do të jetë krejtësisht elektrik.

Moteli i tanishëm ka një motor 2.0 litërsh turbocharged me benzinë si dhe një tjetër elektrik të cilët së bashku prodhojnë 398 kuajfuqi.

{gallery}