Auto

Debuton SEAT Leoni i ri, rritet në përmasa për të mposhtur VW Golfin

SEAT-i ka pasur shitje të mëdha të SUV-ve të ri të saj, por kjo kompani nuk dëshiron të fokusohet vetëm në SUV.

SEAT-i ka lansuar gjeneratën e tretë të modelit Leon për të rivalizuar VW Golfin e Ford Focusin, transmeton Koha.net.

Mk3 Leon ka shitur më shumë se një milionë njësi ndërsa njihet për veturat familjare.

SEAT-i nuk ka ndryshuar dizajnin shumë dhe duket si model në mes të Mk3 e Mk4 por që më i madh në përmasa, duke rivalizuar direkt Golfin dhe Focusin.

Leoni i ri është 90mm më i gjatë se më parë.

Motorët që do të ofrohen me SEAT leonin e ri do të fillojnë nga ai 1.0 litërsh me tre cilindra me benzinë i cili prodhon 109 kuajfuqi.

Motori tjetër 1.5 litërsh me katër cilindra ofrohet në dy opsione, njëri me 128 kuajfuqi dhe tjetri me 148 kuajfuqi si dhe ai 2.0 litërsh me 187 kuajfuqi.

Janë dy motorë 2.0 litërsh me naftë që do të ofrohen, njëri me 113 kuajfuqi e tjetri 148 kuajfuqi.

{gallery}