Mercedes-Benz Unimog ka ndërtuar reputacionin 70-vjeçar duke qenë një automjet i pandalshëm dhe shumë i fuqishëm, dhe tani mund të shtojë diçka të re në rezyme: mbajtës i rekordit botëror.
Dy modele Unimog - me emrin U 5023, ishin pjesë e një ekspedite të cilët u ngjitën në vullkanin Ojos del Salado, në Kile, duke shënuar rekordin botëror për automjetet me rrota që mund të lëvizin në lartësi, shkruan cnet. Lartësia që ata janë ngjitur ishte 6,694 metra.
{gallery}
Ojos del Salado është vullkani aktiv më i lartë në planet, me 6,893 metra, transmeton Koha.net. Po ashtu, është mali i dytë më i lartë në hemisferat jugore dhe perëndimore.
Shënimi i rekordit nuk ishte arsyeja kryesore e kësaj ekspedite. Unimogët ishin kamionët mbështetës për një ekip prej 10 personash të udhëhequr nga Matthias Jeschke, pronar i kompanisë së quajtur Extrem Events.
Qëllimi i ekspeditës ishte të instalojnë katër radiot të emergjencës për kampet në lartësi në këtë vullkan, të cilët do të kenë mundësi të lidhen me tre kampet tjera bazë në vullkan. Radio e katërt është vendosur në 6,100 metra.
Jeschke më herët ka vendosur rekord botëror për kamionët që lëvizin në lartësitë edhe me Mercedes Zetros në këtë vullkan në vitin 2014, duke arritur në 6,675 metra. Kështu që, me ekspeditën e re ai e theu rekordin e vet - për kamionët - , por gjithashtu edhe rekord botëror për të gjitha automjetet.
Rekordi për lartësinë më të lartë të arritur nga një veturë e ka arritur modeli i modifikuar Suzuki Samurai 1986 në vitin 2007, duke u ngjitur lart 6,688 metra në të njëjtin vullkan.