Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Risitë teknologjike që do të ndryshojnë jetën në automobila më 2020

Trendët e teknologjisë së lartë të paraqitura në “Consumer Electronics Show 2020” paralajmërojnë një të ardhme më të mirë për automobilizmin. Biometrika, inteligjenca artificiale, energjia solare e të tjera janë shfaqur në këtë panair në fillim të janarit në Las Vega, shkruan sot Koha Ditore.

“CNET” ka përzgjedhur teknologjitë kryesore të këtij panairi e që lidhen me automobilat dhe konceptet. Sipas këtij mediumi, këto trendë do të ndryshojnë jetën e mënyrën se si drejtohet automobili.Asnjë automobil s’do të jetë si “Mercedes-Benz Vision AVTR” në dekadën e ardhshme. Disa nga teknologjia kyçe do të jetë brenda këtij koncepti të jashtëzakonshëm. Automobili sjell të ardhmen më herët seç pritej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për biometriken, me të cilën koncepti i ri jo vetëm që detekton pulsin (përmes dridhjeve në ulëse) por edhe frymëmarrjen e shoferit. Përmes këtyre ai merr nën kontroll ngasjen autonome. Para se të bëhet realitet autonomia e plotë, automobilat janë duke monitoruar shumë shoferët dhe pjesëmarrësit për shumë arsye, duke përfshirë këtu edhe sigurimin që ata po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme sjelljeve gjatë drejtimit të automobilit, për të shtuar sigurinë në raste të përplasjeve. Biometrika mund të jetë një rrugë e re e rëndësishme për të arritur këto qëllime.

“Sony” hyn në botën e automobilave

“Sony” më s’është një emër i panjohur për automobilat. Në të kaluarën ka punuar në sistemet e zërimit dhe veçori të tjera për shumë vjet, por kurrë s’ka bërë diçka sikur në edicionin e sivjetmë të “CES”. Aty debutoi një automobil tërësisht elektrik.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)