McLaren ka zbuluar se është duke përgatitur super veturën e re të Speedtail, e cila sipas tyre gjatë testimit ka arritur shpejtësinë prej 402km/orë.
Rivali i ri i Bugatti Chironit është duke u ndërtuar nga inxhinierët e McLarenit në Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së, transmeton Koha.net.
Krijuesit e veturës thonë se Speedtail shpejtësinë maksimale prej 402 kilometra në orë, gjatë testimit ta arrij mbi 30 herë.
{gallery}
McLaren Speedtail të tillë do të prodhohen vetëm 106 njësi.
Kjo veturë si duket nuk dëshiron që të jetë legale për rrugët publike, pasi ka një trup të gjatë 5.2m, aq sa edhe Mercedes S-Class limousine.
Kjo veturë ka 1050 kuajfuqi e peshon vetëm 1,430 kilogram, një kombinim që bënë që kjo veturë ta arrij shpejtësinë maksimale prej 403km/orë e atë nga 0 në 300km/orë për vetëm 12.8 sekonda.
Që të 106 ekzemplarët e Speedtailit ende pa dal në treg, janë shitur.
Blerësit do të paguajnë mbi 2 milion euro për secilin prej tyre.