Fordi tërheq më shumë se gjysmë milionë kamionë për shkaqe sigurie

Fordi tërheq më shumë se gjysmë milionë kamionë për shkaqe sigurie

13 December 2019 23:23

Kompania e makinave Ford publikoi sot një raport sigurie duke deklaruar se do të riparojë 547538 kamionë në Amerikën e Veriut, për shkak të rrezikut të zjarrit pas përplasjes.

Prodhuesi i makinave theksoi se në automjetet me dysheme të shtruar me tapet, në rast aksidenti rripi i përparmë mund të shkaktojë shkëndija që më pas mund të shkaktojnë zjarr tek shtresa e poshtme e kamionëve duke rritur rrezikun e lëndimit, transmeton atsh.

Tërheqja prek më së shumti modelet në SHBA dhe më pak në Kanada dhe Meksikë. Ford ka pasur probleme dhe me disa modele të tjera, kryesisht modeli F-150.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme