Auto

Rikthehen skuterët elektrikë në rrugët e Milanos

Romë, 10 dhjetor - Skuterët elektrikë (E-scooters) do të lejohen përsëri të qarkullojnë në rrugët e Milanos, pasi u ndaluan më parë nga qeveria vendore.

Shërbimet për përdorimin e skuterëve elektrikë u tërhoqën, pasi në muajin qershor Ministria e Transportit lëshoi një urdhër për to.

Sipas këtij urdhri, skuterët elektrikë mund të lejohen në trafikun e qyteteve vetëm në prani të shenjave rrugore që paralajmërojnë për praninë e mundshme të tyre.

Qeveria në Milano deklaroi se sinjalistika e kërkuar është vendosur dhe kufijtë e zbatueshëm të shpejtësisë për skuterët elektrikë do të jenë 6 km/orë në zonat e këmbësorëve dhe 20 km/orë në korsitë e biçikletave/DPA.