Është shfaqur para klientëve të vet modeli fillestar Nissan GT-R50, që e lehtëson pritjen e Nissan GT-R.
Ajo është shfaqur në ‘Goodwood Festival of Speed’, dhe së shpejti hyn në prodhim, prej nga do të del në 50 njësi.
Motor1 raporton se klientët janë lehtësuar kur e kanë parë këtë veturë, që më pas të personalizojnë GT-R-në, transmeton Koha.net.
Drejtori global i programeve të veturave sportive të Nissanit, Bob Laishley, tha se kanë traditë të gjatë në fushën ekskluzive të automjeteve ultra të rralla, me funksion të lartë.
Çmimi fillestar i kësaj veture pritet të jetë rreth 1 milion euro, e gjatë vitit të ardhshëm, Nissan GT-R do të shfaqet para klientëve në Gjenevë.
Megjithëse çmimi është i shtrenjtë, Nissan ka bërë të ditur se për GT-R50 ka pasur shumë kërkesa, derisa në dispozicion është vetëm edhe një numër i vogël mundësive për rezervim.
{gallery}