Audi prezanton SUV-in e ri elektrik në version Sportback Foto: Motor1

Audi prezanton SUV-in e ri elektrik në version Sportback

20 November 2019 16:56

Një tjetër premier e prodhuesit prestigjioz gjerman të veturave, Audi, në panairin në Los Anxhelos është modeli i ri elektrik e-tron në version Sportback.

Audi e-tron Sportback në thelb paraqet versionin standard Coupe të e-tronit, gjë nënkupton se, ndër të tjera, dallim të vetëm ka pjesën e përparme, transmeton Koha.net. Në pjesën e pasme ka hapësirë më pak te ulëset e pasme dhe kapacitetin e bagazhin 60 litra më pak për dallim nga Audi e-tron standard. Kapacitetin e bagazhit e ka rreth 615 deri 1,655 litra me ulëset e pasme të palosur.

Ashtu sikurse e-tron standard, edhe SUV-i e-tron Sportback vjen me platformën MLB dhe është i gjatë 4.9 metra, i gjerë 1.9 metra dhe i lartë 1.6 metra. Po ashtu, ka edhe rrotat prej 19-inç me goma 255/55 R19.

Gjithashtu, SUV-i e-tron Sportback ka edhe instrument-tabelën digjitale me ekran 12.3-inç, dritat e përparme “Digital Matrix LED”, si dhe si opsion për zgjedhje ka kamerat në vend të pasqyrave.

Sa i përket tregut, Audi e-tron Sportback në Evropë do të ofrohet në dy versioni – e-tron Sportback 50 Quattro me kapacitet prej 230 kW/313 kuajfuqi, baterinë prej 71 kWh si dhe autonominë deri në 347 kilometra; si dhe e-tron Sportback 55 Quattro me 265 kW/408 kuajfuqi, baterinë prej 95 kWh si dhe autonominë deri në 446 km.

Me mbushës të shpejtë, bateria mund të mbushet deri në 80 për qind të kapacitetin për rreth gjysmë ore.

e-tron Sportback, po ashtu, pritet të dalë në treg në fillim të pranverës, vitin e ardhshëm, ku fillimisht do të jetë në dispozicion edhe versioni i kufizuar “Edition One” me paketën “S Line” dhe rrotat prej 21-inç nga alumini.

Sa i përket çmimit, në Gjermani SUV-i i ri e-tron Sportback fillon me çmim prej 71.350 euro për versionin bazë me 313 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme