Auto

Range Rover i ri në version Crossover arrin në 2021

Descriptive Text

Përveç Range Roverit në formë standarde, kompania e njohur britanike Jaguar Land Rover (JLR) është duke përgatitur edhe versionin Crossover të këtij modeli.

Range Rover i ri në version Crossover pritet të arrijë në vitin 2021 dhe pamja e tij e mundshme tregohet në fotografinë të cilën e ka publikuar revista e njohur britanike “Auto Express”, transmeton Koha.net.

Ashtu sikur Range Rover i gjeneratës së pestë, i cili po ashtu pritet të arrijë në 2021, edhe versioni Crossover do të përdor platformën MLA si dhe do të jetë në dispozicion me sistemin mild-hibrid, plug-in hibrid si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Versioni tërësisht elektrik do të ketë dy motorë elektrikë, nga një për bosht, si dhe baterinë do ta ketë me kapacitet prej së paku 100 Kwh ndërsa me një mbushje të baterisë do të mund të kalojë rreth 480 kilometra.

Gjithashtu, siç paralajmërohet, te ky Crossover fokusi më i madh do të jetë te dizajni, rehatia dhe luksi, por më pak në performancë Off-Road.

Prodhimi i këtij modeli do të zhvillohet në fabrikën britanike të JLR-së, në Castle Bromwich.