Pas prezantimit të konceptit Vision GT në muajin qershor, prodhuesi çek i veturave sot ka prezantuar zyrtarisht versionin serik të këtij koncepti i cili në tregun kinez do të shitet si Kamiq GT.
Skoda Kamiq GT aktualisht do të ofrohet vetëm në Kinë, ku shitja e tij do të fillojë së shpejti.
Etiketa “GT” në emër zbulon se bëhet fjalë për versionin Coupe-SUV të Kamiqit, sikur Kodiaq GT i cili është prezantuar dhe tashmë shitet në Kinë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Kamiq GT vjen me rrotat e reja nga alumini, mbajtësit nga argjendi mbi çati, disa detaje nga kromi, dritat e gjera të pasme LED, si dhe mbrojtësit e rinj.
{gallery}
Gjithashtu, Kamiq GT është i gjatë 4.4 metra, 19 mm më shumë se Kamiqi standard kinez, ndërsa gjerësia dhe gjatësia e boshtit të rrotave mbetet e njëjtë.
Për interier, është zgjedhur timoni tre-cepësh, sistemin për argëtim dhe informim (infotainment) me ekran 8-inçësh, ulëset e përparme sportive si dhe etiketat “GT”.
Kamiq GT, po ashtu, vjen me tavanin panoramik nga xhami si dhe me rrotat 17-inç dy-ngjyrëshe nga alumini.
Sa i përket motorit, versioni serik i Vision GT është në dispozicion me motor benzinë 1.2-litër TSI Turbo me kapacitet prej 116 kuajfuqi dhe motor 1.5-litër MPI me 111 kuajfuqi. Disa burime thonë se në gamën e motorëve më vonë do të shfaqet edhe motori benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi.
Për prodhimin e Kamiq GT në Kinë, do të përkujdeset fabrika Shanghai-Volkswagen.