Auto

Mercedes Vito me pamje të re

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Hartmann Tuning, zgjeroi ofertën e saj me paketën e re për minibusin e Mercedesit, Vito 119 CDI Mixto.

Në shikim të parë, vërehen disa ndryshime në eksterier, me elemente të cilat thjeshtë nuk kanë lidhje me minibusë të tillë, transmeton Koha.net.

Paketa e re për modifikimin e këtij Vito, para se gjithash, karakterizohet me ndryshime në aerodinamikën, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 19-inç e goma ContiSportContact (245/45), amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave me ty tuba nga kromi.

Gjithashtu, te kjo paketë duhet theksuar se përfshinë pasqyrat dhe dorezat e dyerve janë me ngjyrë të minibusit, çatinë dhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë mat, si dhe ulëset dhe timonin nga lëkura, pedalet e reja dhe tepihët, etj.

{gallery}