Auto

Shfaqet një fotografi e Golf 8-shit një ditë para lansimit

Foto: VW Golf Mk7 TDI

Derisa jemi duke pritur prezantimin, i cili do të mbahet nesër, në mediume është shfaqur një fotografi se si do të duket Volkswagen Golf 8.

Golf 8 përbëhet nga më shumë se 2700 përbërës, 962 sisteme kabllo me 1340 metra kabllo, e në të kanë punuar 8400 punëtorë.

Sa i përket motorëve, Golf 8 pritet të ketë kombinime të motorëve tashmë të njohur, por do të ketë edhe versione të reja.

Motorët 1.0 TSI dhe 1.5 TSI do të jenë pjesë e tregut, ndërsa pritet edhe një version hibrid. Modeli 2.0 TDI padyshim që do të vazhdojë të jetë në treg. Është raportuar edhe për një model të ri TDI, 1.5-litërsh, por gjithçka do të konfirmohet të enjten.

Më shumë për këtë model mund të lexoni KËTU.

Image