Auto

Volkswageni po zhvillon SUV-in e ri elektrik që do të kushtojë nën 20,000 euro

Descriptive Text

Kompania prestigjioze gjermane e automjeteve, Volkswagen, deri në vitin 2024 do të ofrojë një SUV të ri elektrik i cili do të kushtojë më pak se 20,000 euro.

Këtë e ka konfirmuar Michael Jost, kreu departamentit të prodhimit i Volkswagenit, transmeton Koha.net.

Bazuar në këtë çmim, SUV-i i ri do të ketë hapësirë për pesë persona dhe pritet se të kalojë nga 220 deri 250 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë.

{gallery}

Aktualisht, në treg me këtë çmim ofrohet Smart ForTwo, i cili mund të kalojë deri në 150 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë.

Gjithashtu, SUV-i i ri elektrik do të jetë më i lirë se Volkswagen ID.3, i cili kushton 30,000 euro.