Auto

Potera vazhdon të thyejë rekordet e veta

Potera vazhdon të thyejë rekordet e veta

Asgjë e re sa i përket fituesit në Drag Race. Skender Potera me Audi vazhdon të dominojë absolutisht, ndërsa nga gara në garë po e përmirëson rekordin e tij, njofton Federata e Autosportit të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Në Drag Race 4, që u mbajt këtë të diel në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, Potera ishte i pakonkurrencë, duke fituar me kohë fantastike prej 08.212 sekonda në shtegun e gjatë 402 metra, ku shpejtësia mesatare e tij ishte 272.73 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e FASK-ut.