Auto

Jaguar XK120 i vitit 1953 në version elektrik, së shpejti arrijnë edhe modelet tjera klasike elektrike

Lunaz, një kompani e re britanike që merret me modifikimin e veturave, paralajmëron se së shpejti klientëve do t’u ofrojë disa versione elektrike të modeleve klasike britanike. Në mesin e këtyre modeleve klasike, është edhe Jaguar XK120 i vitit 1953.

Në këtë kompani, punojnë personat të cilat dikur kanë punuar edhe për Aston Martinin, Jaguarin dhe McLarenin.

Aktualisht, dihet se Jaguar XK120 i Lunazit do të ketë dy motorë elektrikë me kapacitet në total prej 375 kuajfuqi dhe bateri prej 80 kWh, transmeton Koha.net. Detajet tjera pritet të zbulohen së shpejti.

{gallery}

Pas këtij Jaguari, Lunaz do të ofrojë edhe Rolls-Royce Phantom V e vitit 1961 në version elektrik me baterinë prej 120 kWh, si dhe Rolls-Royce Silver Cloud të vitit 1956, po ashtu në version elektrik.

Të gjitha këto modele, ndër të tjera, do të vijnë me teknologjinë e mbushjes së shpejtë të baterisë, amortizatorët e rinj, sistemin e ri të frenimit, sistemin për argëtim dhe informim (infotainment), sistemin e navigacionit, kondicioner, sistemin e kontrollit të tërheqjes, etj.

Sa i përket çmimit, Lunaz njofton se këto modele do të kenë çmimin mbi 350,000 funte (rreth 400,000 euro) ndërsa porositë për ta do të fillojë t’i pranojë nga muaji i ardhshëm.