Në Paris testohet taksia ujore, mjeti transportues i së ardhmes

Në Paris testohet taksia ujore, mjeti transportues i së ardhmes

19 September 2019 10:44

Duke parë ndotjen e madhe të ajrit dhe problemet me transportin publik në Paris, një kompani e inovacionit ka një zgjidhje që përfshin lumin e Senës.

Fluska, siç quhet kjo “taksi fluturuese”, është e mbështetur në energjinë elektrike dhe pluskon mbi ujë me “krahët e saj” – si dhe ka kredenciale të tjera të gjelbra pasi nuk bën zhurmë dhe nuk krijon ndotje të ajrit, transmeton KJ. Kushton rreth 200 mijë euro që të ndërtohet dhe mund të arrijë shpejtësi deri në (30 km/h). Udhëtimet testuese në Paris janë të limituara në një shpejtësi maksimale deri në 27km/h.

Shërbimi mund të lançohet shumë shpejt madje pritet që të jetë në pranverë të vitit që vjen, sipas një konference shtypi nga zyra e kryebashkiakut të Parisit. Kompania inovatore Seabubbles është në fazën testuese mbi lumin Sena prej katër ditësh.

Gjithsesi, kompania thotë që udhëtimi nuk ka qenë i lehtë. Gjatë një testimi të hënën në mëngjes para se të lëshoheshin testet zyrtare, policia urdhëroi Fluskën që të ndalte aktivitetet e saj.

“Po presim për një autorizim që të kemi një linjë komerciale mes lindjes dhe perëndimit… por shikoni edhe vetë, nuk është askush mbi lum”, tha bashkëthemeluesi Alain Thebault duke shtuar se Franca po bëhet si një muze ku inovacionet teknologjike pengohen nga shumë rregulla.

Parisi ka një ndër rrjetet e transportit urban më të dendura në botë, me më shumë se 650 trena që ecin në kohë të njëjtë. Janë mbi 4.7 miliardë udhëtime që bëhen nga udhëtimet e transportit publik në rajonin e Parisit në vitin 2016.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme