Hyundai së shpejti prezanton Hatchbackun e ri sportiv Foto: Car Advice

Hyundai së shpejti prezanton Hatchbackun e ri sportiv

23 August 2019 14:03

Përveç modelit të ri i10, Hyundai muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Frankfurt do të prezantojë edhe versionin e ri të Hatchbackut sportiv - i30 N.

Fjala është për i30 N Project C, i cili në tregun evropian do të ofrohet në seri të kufizuar prej vetëm 600 njësive.

Hyundai i30 N Project C përshkruhet si një model më i lehtë dhe i ulët për dallim nga ai aktual – i30 N Performance, transmeton Koha.net. Po ashtu, shitja e këtij Hatchbacku sportiv pritet të fillojë kah fundi i viti ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

Për dallim nga modeli standard, i30 N Project C vjen pamje më ‘agresive’, pragjet e reja, disa pjesë të bëra nga fibra të karbonit, amortizatorët më të ulët si dhe me rrotat 19-inç nga alumini.

Fotografitë e interierit të këtij Hatchbacku sportiv ende nuk janë publikuar, por pritet të ketë ulëset sportive me lëkurë ‘Alcantara’, detaje nga fibra të karbonit si dhe timon sportiv me lëkurë ‘Alcantara’.

Nën kofano të Hyundai i30 N Project C gjendet motori benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 275 kuajfuqi, aq sa i ka edhe i30 N Performance, por falë peshës së lehtë që e ka ky Hatchback i ri sportiv rezultatet e përshpejtimit nga 0 deri në 100 kilometra në orë do t’i ketë më të mira.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme