Auto

Zbulohet interieri i Porsche Taycanit

Foto: The Verge

Deri te premiera zyrtare e modelit elektrik Taycan të Porsches kanë mbetur edhe 14 ditë dhe së fundmi ky prodhues i njohur gjerman ka publikuar informata dhe fotografi.

Tani është mësuar se Porsche Taycan gjatë testimeve në pistën “24-Hours Nardo” ka kaluar 3,425 kilometra, si dhe është publikuar një fotografi në të cilën shihet interieri i këtij modeli elektrik, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Porsche njofton se sistemi për argëtim dhe informim (infotainment) i Taycanit do ta ketë të integruar tërësisht shërbimin për ‘streaming’ Apple Music.