Kompania e njohur e super-veturave, Bugatti, për disa ditë në ngjarjen “Monterey Car Week” në Kaliforni do të prezantojë edhe një model special. Bugatti këtë vit do të shënojë 110-vjetorin dhe një gjë e tillë ishte e pritshme.
Lexoni edhe:
Modeli special raportohet se do të jetë i frymëzuar nga modeli legjendar EB110 SS dhe se do të prodhohet në seri të kufizuar, transmeton Koha.net. Më saktësisht, Bugatti do të prodhojë modelin special në vetëm 10 njësi, ku sipas disa burimeve çmimi për secilën njësi do të jetë nga 8 milionë euro.
{gallery}
Detajet më të hollësishme ende nuk janë zbuluar, por mund të pritet që modeli special të bazohet në Chironin, i cili ka motor 8.0-litër W16 me kapacitet prej së paku 1500 kuajfuqi.
Modeli special i Bugattit do ta mbajë premierën më 16 gusht (pasnesër), ku edhe do të zbulohen të gjitha informata në lidhje me të.