Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Makina më e shtrenjtë në botë mban firmën e Bugattit

Makina më e shtrenjtë në botë “La Voiture Noire” (makina e zezë) nga Bugatti, tani ka një pronar me fat. Ajo u prodhua fillimisht për të festuar 11 vjetorin e kompanisë por u shit për një vlerë stratosferike prej 18 milionë eurosh, transmeton Koha Jonë.

Blerësi misterioz, i cili dëshiron të mbetet anonim ka fituar modelin e vetëm ekzistues të “Voiture Noire”, prodhuar për të mbetur unik. Si frymëzim për këtë makinë shërbeu modeli i famshëm Type 57 SC Atlantic i vitit 1938.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Modeli Voiture Noire ka tërhequr shumë adhurues të makinave si dhe shumë njerëz të famshëm si futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili ka treguar interes të madh që nga prezantimi i Bugattit në Motor Show në Gjenevë.

{gallery}