Auto

Përforcohet përsëri Crossoveri i vogël sportiv i Audit

Crossoveri i vogël sportiv i Audit, SQ2, së fundmi ka kaluar nën tretmanin e kompanisë së njohur ABT Sportsline ndërsa tani të njëjtin model e ka modifikuar edhe MTM, kompania gjermane e cila merret e modifikimin e veturave.

Audi SQ2 standard është me kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi, ndërsa MTM ofron katër paketa për përforcimin e motorit të tij.

Paketa “Stage 1” përfshinë përforcimin e SQ2-shit në 265 kW/360 kuajfuqi dhe çmimi për këtë paketë është 1.490 euro, transmeton Koha.net. Paketa “Stage 2” përfshinë përforcimin në 280 kW/381 kuajfuqi dhe kushton 4.499 euro ndërsa paketa “Stage 3” përfshinë përforcimin në 319 kW/433 kuajfuqi me çmim prej 8.499 euro, si dhe paketa “Stage 4” në 353 kW/480 kuajfuqi për 14.999 euro.

{gallery}

Gjithashtu, kjo kompani gjermane për këtë Audi SQ2 ofron edhe amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave 18 deri 20-inç nga alumini me ngjyra të ndryshme, si dhe si mundësi për zgjedhje ka edhe sistemin e frenimit me karbon-qeramik që kushton 6.999 euro.

Klientët, po ashtu, mund të zgjedhin edhe mundësit tjera, duke filluar nga eksterieri, interieri, tepihët e rinj e deri te emblema me ngjyrë kromi apo të zezë mat.