ABT përforcon edhe Crossoverin e vogël sportiv të Audit Foto: Top Gear

ABT përforcon edhe Crossoverin e vogël sportiv të Audit

29 June 2019 12:16

Crossoveri më i vogël i Audit, Q2, edhe vitin e kaluar është trajtuar nga kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ndërsa tani e njëjta kompani ka modifikuar edhe versionin sporti të tij - SQ2.

Standard, Audi SQ2 është me kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi ndërsa ABT atë e ka përforcuar në 257 kW/350 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Tani, ky SQ2 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 263 km/h.

  • Foto: Top Gear
  • Foto: Top Gear
  • Foto: Top Gear
  • Foto: Top Gear

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë Crossover sportiv ka zgjedhur amortizatorët e modifikuar si dhe set të ri të rrotave nga alumini - nga 18 deri 20-inç dhe në dispozicion me shumë ngjyra.

Kjo paketë për përforcimin e këtij Audi SQ2, kushton 2.580 euro (pa shpenzimet e instalimit) ndërsa çmimet për rrotat e reja sillen nga 2.650 deri në 4.500 euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme