Auto

Crossoveri më i ri i Volkswagenit, i gatshëm për tregun amerikan

Janë publikuar pamjet e para të Crossoverit të ri të Volkswagenit, Tarek, i cili është i dedikuar për tregun amerikan.

Tarek është pozicionuar poshtë Tiguanit në gamë dhe do të rivalizojë Jeep Compassin.

Volkswagen Tarek është parë gjatë testimeve në rrugët e Sao Paulos, Brazil, dhe duket se i ngjanë shumë Crossoverit më të vogël T-Cross për nga dizajni.

Gjithashtu, Tarek është i gjatë 4.4 metra, boshtin e rrotave e ka me gjatësi prej 2.7 metra, si dhe kapacitetin e bagazhit e ka prej 410 litra.

{gallery}

Tarek, po ashtu, pritet të vijë me motor 1.4-litër TSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme.

Sa i përket çmimit, në Amerikën e Jugut do të ketë çmim fillestar rreth 31.000 dollarë, si dhe do të prodhohet në Meksikë në fabrikën ku prodhohej Beetle deri vonë.

Volkwagen Tarek, po ashtu, tashmë është në shitje në Kinë me emrin “Tharu”, por versioni për tregun amerikan do të jetë “i papërpunuar”./ksp