Auto

Volkswagen Caddy me motor të Golf 5-shit

Volkswagen Caddy me motor të Golf 5-shit
Foto: Autoevolution

Ky Caddy në foto nuk është njëri nga modelet standarde, por është një model i modifikuar për të cilin përgjegjës është kompania britanike Reflex Auto Design.

Reflex Auto Design për këtë Caddy R360, ndër të tjera, ka zgjedhur mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me vrima të mëdha për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), dritat e pasme LED, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe eksterier me ngjyrë karakteristike të kaltër “R”.