Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen Caddy me motor të Golf 5-shit

Ky Caddy në foto nuk është njëri nga modelet standarde, por është një model i modifikuar për të cilin përgjegjës është kompania britanike Reflex Auto Design.

Reflex Auto Design për këtë Caddy R360, ndër të tjera, ka zgjedhur mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me vrima të mëdha për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), dritat e pasme LED, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe eksterier me ngjyrë karakteristike të kaltër “R”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, kjo kompani për këtë Pick-up të Volkswagenit ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave nga alumini, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, transmeton Koha.net.

{gallery}

Sa i përket interierit, ky Caddy ka ulëset nga Porsche Boxster Spyder, disa detaje nga fibra të karbonit, lëkurë “Alcantara”, vrima e ventilimit nga Audi RS3, etj.

Ndërsa sa i përket motorit, Caddy R360 vjen me motor të Golf 5 GTI Edition 30 i cili është me kapacitet prej 360 kuajfuqi.