Auto

Liberty Walk modifikon Huracanin e Lamborghinit

Kompania e njohur japoneze, Liberty Walk, përsëri është marrë me modifikimin e Huracanit të Lamborghinit.

Ajo ka përgatitur paketën e re “Silhouette Works GT”, të cilën pritet ta prezantojë në panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara SEMA që do të mbahet në Las Vegas, transmeton Koha.net.

{gallery}

Tani për tani, janë publikuar vetëm disa fotografi të cilat tregojnë se kjo paketë, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri me mbrojtësit shtesë (difuzer dhe spoiler), etj.

Gjithashtu, në ofertë do të jenë në dispozicion edhe rrotat e reja nga alumini si dhe amortizatorët e rinj “Airrex”.