Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi do të prodhojë veturat elektrike në platformën e Volkswagenit

Fordi ka konfirmuar se do të “dizajnojë dhe prodhojë së paku një model krejtësisht elektrik në Evropë”, duke përdorur platformën modulare elektrike ‘MEB’ të Volkswagenit.

Duke filluar nga viti 2023, Fordi do të bëhet prodhuesi i parë jashtë grupit të Volkswagenit që do të përdorë platformën MEB, për të ofruar vetura elektrike në masë të lartë në Evropë, ku pritet që të ofrohen mbi 600 mijë ekzemplarë për konsumatorët evropian në 6 vitet e ardhshme, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Volkswagen Group ka investuar rreth 7 miliardë dollarë në platformën MEB që nga 2016-ta dhe planifikon që të prodhojë mbi 15 milionë vetura gjatë dekadës së ardhshme.