Auto

Prezantohet Mustangu i ri i 67-ës në version elektrik

Charge Cars, kompania britanike e cila është e specializuar për shndërrimin e veturave klasike në elektrike, në Festivalin “Goodwood Speed” është duke ekspozuar versionin elektrik të modelit klasik Ford Mustang i vitit 1967.

Kjo nënkupton se Mustangu i saj në vend të motorit benzinë V8 tani ka motorë elektrikë, me kapacitet në total prej 469 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky Mustang, me vetëm një mbushje të baterisë së tij prej 64 kWh mund të kalojë rreth 322 kilometra. Po ashtu, bateria me mbushësin me shpejtësi prej DC 50 kW mund të mbushet plotësisht për pak më shumë se një orë.

{gallery}

Gjithashtu, ky Ford Mustang ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 240 km/h.

Charge Cars, po ashtu, planifikon që këtë Mustang ta prodhojë në seri të kufizuar prej 499 kopjeve, ku secili prej tyre do të kushtojë nga 300.000 funte. Dërgesat e para pritet të fillojnë këtë shtator.