Auto

Audi A6 2019 bëhet më i fuqishëm fal ABT-së

Foto: Carscoops

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline njofton se është duke ofruar paketën e re për modifikimin dhe përforcimin e gjeneratës së re të A6-shit të Audit, në version Sedan dhe Avant.

Ky Audi A6 50 TDI me motor dizel është me kapacitet prej 210 kW/286 kuajfuqi, ndërsa pas tretmanit nga ABT tani ai është me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 0.2 sekonda më shpejtë.

{gallery}

ABT Sportsline, po ashtu, ka përforcuar edhe versionin me motor 3.0-litër V6 TFSI nga 253 kW/340 kuajfuqi në 317 kW/425 kuajfuqi.

Gjithashtu, ABT për këtë A6 ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave 20 ose 21-inç nga alumini, mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me gypat me ngjyrë të zezë.

ABT, po ashtu, për këtë paketë të re ofron edhe garanci deri në katër vjet.