Ndoshta ka shumë pak njerëz që e kujtojnë serialin televiziv amerikan të famshëm “A-Team” të vitit 1983, i cili në theks të veçantë kishte përdorimin e inteligjencës dhe fuqisë ‘brutale’ për zgjidhjen e përditshme të veprave kriminale-terroriste.
Nëse nuk e keni parë “remake”-n e këtij seriali me aktorin Liam Neeson (në rolin e “Mr. Ta”) dhe Bradley Cooper - si ekip ata përveç që kanë zgjidhur probleme të ndryshme në nivel global, janë vozitur edhe me furgonin tashmë legjendar tre-ngjyrësh (të zezë, të kuqe dhe të argjendtë) – GMC Vandura, transmeton Koha.net.
{gallery}
Tani, ekipi i Daniel Abt-së ka krijuar versionin evropian modern të këtij furgoni legjendar (GMC Vandura) i cili është i bazuar në Volkswagen T6.
Ky version modern evropian quhet Abt DA-Team Bus dhe vjen me paketën e kompletuar të aerodinamikës (mbrojtësit shtesë, pragjet, etj.), set të rrotave “typeABT Sport GR” prej 20-inç, motor dizel 2.0-litër me kapacitet standard prej 150 kW/204 kuajfuqi i cili përmes njësisë “ABT Engine Control” kapaciteti i tij është rritur në 173 kW/235 kuajfuqi.
Përveç këtij T6-shit të veçantë, ABT ka përgatitur edhe një tjetër model “që lufton veprat kriminale-terroriste” – Golf R i cili është me kapacitet prej 257 kW/350 kuajfuqi.
Lexoni edhe:
Opel prezanton Zafirën e re të frymëzuar nga furgoni i serialit të famshëm amerikan [foto/video]
Gjithashtu, ky Golf R i veçantë vjen me amortizatorët “H&R”, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave me gypat me ngjyrë të zezë, si dhe me rrotat “typeABT Sport GR” prej 20-inç me ngjyrë të zezë po ashtu. Nuk është keq për një Golf, apo jo?