Auto

Opel prezanton Zafirën e re të frymëzuar nga furgoni i serialit të famshëm amerikan

Këtë fundjavë, në Oschersleben, Gjermani, është duke u mbajtur një ngjarje e veçantë në të cilën dhjetëra mijëra fansa të Opelit do të festojnë 120-vjetorin e këtij brendi.

Në këtë ngjarje, Opeli është duke ekspozuar një numër të modeleve të vjetra (Oldtimer) dhe të reja, duke përfshirë veturat e serisë së veçantë “120 Years”, transmeton Koha.net. Po ashtu, vizitorët e kësaj ngjarjeje do të mund të shohin edhe gjeneratën e katërt të modelit Zafira.

{gallery}

Përveç modelit standard, Zafira Life, vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe koncepti O-Team Zafira Life i cili është i frymëzuar nga furgoni GMC Vandura që është përdorur nga një ekip i serialit televiziv amerikan të viteve ’80-ta, “A-Team”. Shkronja “O” në emrin e këtij koncepti është sigurisht për Opelin.

Si bazë për O-Team Zafira Lfe ka shërbyer Zafira Life me boshtin e rrotave më të gjatë dhe 6 ulëse. Po ashtu, ky model vjen me motor 2.0-litër me kapacitet prej 130 kW/177 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme.

Gjithashtu, Opel O-Team Zafira Life vjen me eksterier dy-ngjyrësh (ngjyrë qielli dhe të bardhë), shiritat e verdhë “Neon” (me të njëjtën ngjyrë është edhe etika “Opel” te maska e përparme, dritat LED, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, përcjell Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me rrotat “BBS” 20-inçësh nga alumini me dy goma “Michelin”, amortizatorët e rinj dhe gypat “OPC” të sistemit të shkarkimit të gazrave.

Opel O-Team Zafira Life vjen edhe me zmadhuesin i cili lëshon zërin e motorit të tij V8, ulëset sportive, timonin prej lëkure Alcantara dhe detajet me ngjyrë të verdhë “Neon”, si dhe me audio sistemin prej 800 vat.