Auto

Aston Martin rikrijon veturën origjinale të James Bondit

Aston Martin rikrijon veturën origjinale të James Bondit

Një nga veturat më të famshme në filma është duke u ndërtuar në botën reale me të gjitha funksionet e saja.

25 ekzemplarë të Aston Martin DB5 nga filmi James Bondit Goldfinger do të prodhohen nga ‘Aston Martin Works’, ekipi i cili është pas shumë veturave të fundit klasike që po vazhdojnë të prodhohen.