Auto

BMW mbetet besnik ndaj modeleve me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme

Foto: Car Advise

BMW humbi shumë fansa kur filloi disa vjet më parë të prodhojë veturat me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme.

Ndërkohë, një nga modelet kryesore të prodhuesit bavarez, M5 nga sistemi i tërheqjes me rrotat e pasme është zhvendosur në sistemin e tërheqjes me të gjitha rrota.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për modelin më të popullarizuar sa i përket performancës, M3, do të mbetet besnik ndaj traditës së BMW-së me të cilën ka ndërtuar emrin e saj në atë segment.

Përveç sistemit të tërheqjes me rrotat pasme, gjenerata e re M3 do të vijë me marshin manual për shpejtësi, por natyrisht do të ketë në dispozicion edhe versionin me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, xDrive.

BMW beson se AWD është shumë më e përshtatshme për modelet e mesme dhe të mëdha që voziten gjatë gjithë vitit, ndërsa modele të vogla dhe më të lira “M”, si M2, M3 dhe M4, të cilat pronarët kryesisht mbajnë në garazhin e fundjavës dhe një 4x4 nuk është e nevojshme.

Kjo do të thotë se BMW do të mbetet besnike ndaj një veture me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, ndërsa në të njëjtën kohë do të përqafojë edhe sistemin xDrive në departamentin M./ksp