Auto

Spiunohet Volkswagen Golf 8 revolucionar

Zhvillimet e Volkswagen Golfit krejtësisht të ri janë duke vazhduar, e kjo shihet më së miri në fotot e reja të spiunuara të tij gjatë testimit.

Volkswagen Golf 8 pritet të debutoj pas disa javësh në panairin e veturave në Frankfurt.

Në foto shihet Golf Mk8 i ri, i cili duket se është rritur në gjatësi krahasuar me modelin paraprak, transmeton koha.net.

Volkswagen tashmë ka konfirmuar se seritë e para të tij do të dalin në shitje në qershor të 2019-ës.

Golfi i ri i është nënshtrua një transformimi më të madh në 45 vite derisa marka gjermane është duke përgatitur edhe versionin elektrik të saj.

Golf 8 i ri do të ketë ‘revolucion’ brenda kabinës, ka premtuar shefi i dizajnit të Volkswagen.

“Të gatshëm për gjeneratën e ardhshme të digjitalizimit e lidhjes” ka thënë shefi i dizajnit të VW, Klaus Bischoff.

“Është një revolucion. Me të vërtetë është një mjedis i digjitalizuar, e vetmja gjë që mbetet analoge në veturë realisht është timoni”, ka shtuar ai.

Ashtu sikurse motorët me naftë e benzinë, Golfi i ri do të jetë Volkswageni i parë që do të ofroj teknologjinë gjysmë hibride, fal adaptimit të sistemit elektrik 49-volt në disa versione të tij.

Versioni standard i tij do të jetë me motorin e ri 1.5 litërsh me benzinë si dhe një motor i ri me naftë po ashtu 1.5 litërsh, që zëvendëson motorin 1.6 të tanishëm.

Variantet si GTI e R do të përfitojnë rritje të kuajfuqive në 250 kuajfuqi e tjetri 350 kuajfuqi.

{gallery}