Auto

Mercedes-AMG GT Black Series, modeli AMG më i shpejtë ndonjëherë

Foto: Motor1

Mercedes-AMG GT Black Series i ardhshëm, do të jetë modeli AMG më i shpejtë ndonjëherë. Këtë informatë e ka zbuluar kreu i AMG-së, Tobias Moers.

“Ky model do të arrijë, e kam vozitur atë javën e kaluar. Do të jetë AMG më i shpejtë deri më tani, përveç modelit One”, ka thënë Moers, transmeton Koha.net. Ai, për herë të parë e ka paralajmëruar modelin Black Series vitin e kaluar dhe aktualisht ky model është në zhvillim e sipër.

AMG GT Black Series do të ketë motorin e AMG-së, 4.0-litër V8 me Turbo-mbushës e me kapacitet prej 630 kuajfuqi. Këtë fuqi, aktualisht e ka edhe modeli më i fuqishëm i AMG-së me motor të njëjtë dhe ai është GT 4-Door Coupe. Kjo performancë e afrojnë këtë model me super-veturat më radikale në kategori, siç është Porsche 911 GT2 RS me 690 kuajfuqi.

Ardhja e GT Black Series nënkupton rikthimin e AMG-së më ekstreme pas 7 vjetësh. Black Series i fundit ishte i bazuar në modelin SLS i cili ka hyrë në prodhim në vitin 2013.