Audi Sport ka lansuar 3 modele të reja S, njëri S6 Sedan tjetri S6 Avant si dhe S7 Sportback.
Audi zyrtarisht ka zbuluar e konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar qe tetë vite, motorët me naftë në modele S.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë zemër të këtyre tri veturave është motori 3.0 litërsh V6 TDI me një kompresor elektrik e sistem gjysmë hibrid 48-volt për të kursyer harxhimin e karburantit e për të fuqizuar performancat, transmeton koha.net.
Audi në modelet e reja, S6 e S7 pohon se kanë nga 349 kuajfuqi (257 kilowatts).
Sa i përket performancave, duket se S6 Sedan do të jetë më i shpejti nga këto tri modele, duke arritur shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 5 sekonda, ndërsa ai S6 Avant e S7 Sportback iu duhet edhe 1 sekondë më shumë për të arritur këtë shpejtësi, pas që të dyja janë shumë më të rënda.
Shpejtësia maksimale e të tre modeleve është e limituar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.
Përderisa në Evropë ofrohen motorët e avancuar TDI, në tregjet tjera siç është SHBA-ja, Azia e Lindja e Mesme, kjo kompani ofron modele me benzinë me motor 2.9 litërsh V6 twin-turbo.
Ky motor prodhon 450 kuajfuqi e i njëjti motor gjendet edhe në RS4 Avant, RS5 Coupe e RS5 Sportback.
Audi nuk ka treguar performancat që versionet TFSI kanë në këto tre vetura.
{gallery}

Audi S6 Sedan

Audi S6 Avant

Audi S7 Sportback