Një G-Class "bebe" është duke u përgatitur për t'u prezantuar në formë koncepti në panairin e veturave në Shanghai.
Mercedesi në panairin e sivjetmë të veturave në Shanghai do të prezantojë një super koncept i cili pritet edhe të prodhohet pas prezantimit e nuk është futuristik si të tjerët, transmeton koha.net.
Kompania gjermane do ta prezantojë modelin GLB të ri, i cili do të qëndrojë në mes të GLA-së e GLC-së, pasi është një SUV i madhësisë së vogël, e të cilit shumë media i referohen si bebe e G-Classit.
Mercedesi nuk ka zbuluar shumë rreth GLB-së së ri por kjo pritet të ndodhë në më pak se dy javë prej tani, kur edhe do të fillojë panairi i veturave Shanghai 2019.
{gallery}