Fiati tërheq mbi 860 mijë makina nga tregu amerikan Foto: Reuters

Fiati tërheq mbi 860 mijë makina nga tregu amerikan

13 March 2019 17:06

Fiat Automobile (FCA) tërhoqi vullnetarisht 862.560 makina në SHBA si rezultat i një hetimi mbi emetimet e gazrave të dëmshme nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA (EPA).

Tërheqja e automjeteve do të kryhet në disa faza përgjatë gjithë vitit, njoftoi sot agjencia Bloomberg.

Automjetet që do të tërhiqen janë modelet "Jeep", "Dodge", "Crysler" dhe SUV, prodhuar në periudhën 2011-2016, transmeton KosovaPress.

Në janar, FCA ra dakord të paguajë rreth 800 milionë dollarë në emër të gjobave dhe kostove që lidhen me zgjidhjen e kërkesave të paraqitura nga disa shtete të SHBA, pronarët e makinave dhe Departamenti i Drejtësisë, i cili pretendonte se kamionët Fiat dhe SUV automjetet me naftë shkelin rregullat për ajrin e pastër.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme