Auto

Bugatti zbulon modelin e ri elektrik për fëmijë (të pasur)

Foto: Engadget

Kompania e njohur e super-veturave, Bugatti, me rastin e 110-vjetorit i është kthyer rrënjëve të vet duke prodhuar një model elektrik të dedikuar për fëmijët (e pasur).

Fjala është për Bugattin Type 35, një model i njohur për gara, i cili ndryshe quhet edhe Bugatti Baby II. Po ashtu, ai është transformuar në një model modern.

Bugatti Baby II vjen me motor elektrik e baterinë jon-litium, opsione për vozitje për të rritur dhe për fëmijët, si dhe çmimi i tij është 30.000 euro, transmeton Koha.net. Ky model është kreacion i bashkëpunimit mes Bugattit dhe Junior Classic, si dhe është ekspozuar në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë.

{gallery}

Baby II nderon modelin klasik për gara të Bugattit, vjen me një dizajn të ngjashëm të karrocerisë, por madhësia e tij është e barabartë me ¾ e modelit origjinal si dhe ka një ram të krijuar me printer 3D, shkruan engadget.

Gjithashtu, opsioni për fëmijë i Baby II kufizimin e shpejtësisë e ka deri në 20 kilometra në orë ndërsa ai për të rritur deri në 45 km/h. Për ata që kjo shpejtësi është pak, mund të zgjedhin opsionin “Speed Key” i cili rrit fuqinë për 10 kW.

Bugatti Baby II, po ashtu, është në dispozicion me ngjyrë të kaltër tradicionale si dhe me ngjyra të tjera. Ka rrotat tetë-cepëshe nga alumini, ndërsa kompania do të fillojë prodhimin këtë vjeshtë ku do të prodhohen vetëm 500 kopje.