Kompania e njohur e super-veturave, Bugatti, me rastin e 110-vjetorit i është kthyer rrënjëve të vet duke prodhuar një model elektrik të dedikuar për fëmijët (e pasur).
Fjala është për Bugattin Type 35, një model i njohur për gara, i cili ndryshe quhet edhe Bugatti Baby II. Po ashtu, ai është transformuar në një model modern.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBugatti Baby II vjen me motor elektrik e baterinë jon-litium, opsione për vozitje për të rritur dhe për fëmijët, si dhe çmimi i tij është 30.000 euro, transmeton Koha.net. Ky model është kreacion i bashkëpunimit mes Bugattit dhe Junior Classic, si dhe është ekspozuar në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë.
{gallery}
Baby II nderon modelin klasik për gara të Bugattit, vjen me një dizajn të ngjashëm të karrocerisë, por madhësia e tij është e barabartë me ¾ e modelit origjinal si dhe ka një ram të krijuar me printer 3D, shkruan engadget.
Gjithashtu, opsioni për fëmijë i Baby II kufizimin e shpejtësisë e ka deri në 20 kilometra në orë ndërsa ai për të rritur deri në 45 km/h. Për ata që kjo shpejtësi është pak, mund të zgjedhin opsionin “Speed Key” i cili rrit fuqinë për 10 kW.
Bugatti Baby II, po ashtu, është në dispozicion me ngjyrë të kaltër tradicionale si dhe me ngjyra të tjera. Ka rrotat tetë-cepëshe nga alumini, ndërsa kompania do të fillojë prodhimin këtë vjeshtë ku do të prodhohen vetëm 500 kopje.