Auto

Revolucioni i Citroenit për veturat e qytetit

 

Kompania franceze e prodhimit të veturave, Citroen, ka prezantuar një koncept të automjetit në panairin e veturave në Gjenevë, me të cilin synon t’i japë drejtim të ri mobilitetit nëpër qytete.

Vetura që nuk mund të quhet e tillë, por një triçikletë e gjatë vetëm dy metra e gjysmë, e gjerë 1 metër e gjysmë, formon një kub të vogël që mund të drejtohet pa patentë shofer nga çdo person mbi moshën 16-vjeçare, transmeton KTV.