Divizioni “M” i BMW-së raportohet se është në bisedime me ekipin e divizionit “i” të kompanisë për të përfshirë teknologjinë elektrike në modelet e divizionit me performanca të larta.
Brendi gjerman po prezanton versionet elektrike në çdo linjë të veten me së fundmi Serinë 3 që pritet të marrë versionin elektrik. Deri tash, modelet “M” kishin mbetur jashtë spekulimeve për versionet që nuk emetojnë gazra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për “AutoExpress”, Robert Irlinger, drejtori i divizionit “i”, ka thënë se ekipi i tij tashmë është duke punuar me divizionin “M” për të sjellë elektrifikimin edhe te modelet me performanca të larta.
“Do t’i shihni automobilat e elektrifikuar edhe në divizionin ‘M’ po ashtu”, ka thënë Irlinger. “Jemi në bisedime me të gjitha brendet tjera të Grupit BMW apo nënbrendeve tjera si Rolls-Royce, Mini dhe po edhe divizionin ‘M’”, ka thënë ai.