Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Detajet e reja për konceptin Cupra Formentor

Foto: Top Gear

Edhe më parë është raportuar për konceptin e ri të brendit Cupra të Seatit, Formentor, i cili do të jetë një Crossover-Coupe më i veçantë i kompanisë, ndërsa tani janë shfaqur disa detaje të reja në lidhje me të.

Kjo kompani spanjolle e njohur e veturave, sot ka zbuluar disa informata të reja dhe fotografitë të konceptit Cupra Formentor, i cili në fillim të muajit të ardhshëm do të prezantohet në panairin e 89-të të veturave në Gjenevë.

“Në fillim të brendit, duhet të përparoni nëpër faza. Kur kemi vendosur që të fillojmë brendin e ri Cupra është dashur që të ndërtojmë një veturë e cila do të ishte 100 për qind Cupra. Një të tillë do të mund ta shihni në 2019-ën”, ka thënë më herët Alejandro Mesonero-Tomanos, kreu i departamentit të dizajnit në Seat.

{gallery}

Koncepti Cupra Formentor do të jetë plug-in hibrid dhe do të ketë një motor benzinë dhe një elektrik me fuqi në total prej 180 kW/245 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model do të mund të kalojë deri në rreth 50 kilometra vetëm me motorin elektrik.

Edhe Cupra promovon Atecan e re në edicion të veçantë në Gjenevë Auto Cupra promovon Atecan e re në edicion të veçantë në Gjenevë

Gjithashtu, Cupra Formentor pritet të vijë edhe me marshin DSG, karrocerinë DCC, sistemi e shkarkimit të gazrave me katër gypa, instrument-tabelën digjitale, sistemin e navigacionit me ekran 10-inç, timonin “Cupra”, ulëset sportive me pjesën e pasme nga fibra të karbonit, si dhe me disa detaje nga kromi.

Për më tepër, mbetet të presim prezantimin në Geneva Auto Show i cili do të mbahet nga 7 - 17 mars.